Ndryshojmë mendje / Transformojmë ferma

Ne

transformojmë

ferma

About us

Grace Farms është një iniciativë e nxitur nga kërkesa për të organizuar fermerë, financuar, mbledhur dhe përpunuar të korrat e tyre, paketimin dhe shpërndarjen e lajthive me cilësi të lartë nga Kosova në BE. Nga 20 hektarë të mbjella si një fermë model në Grace, një fshat i vogël multi-etnik në Kosovë, ne synojmë të dëshmojmë për pronarët e më shumë se 1000 hektarësh në fshatrat e afërt që Lajthija është kulture e së ardhmes. Për të siguruar lajthi me cilësi të lartë, Grace Farms do të sigurojë inpute të cilësisë më të lartë të certifikuar, teknologji të përshtatshme, dhe asistencë teknike profesionale përmes ekipit tonë të ekspertëve të aftë përgjatë zinxhirit të vlerës. Grace Farms do të blejë lajthi me një çmim të drejtë tregu, duke garantuar një të ardhme të ndritur për të gjithë kultivuesit e lajthive në Kosovë.

Kultivimi i

lajthisë

Inspirimi & Foundacioni

Fillimisht një fermë e vogël, familja Dalipi donte të kontribonte tek komuniteti. Ne vendosëm të ndryshonim mendjet e fqinjëve tanë rreth bujqësisë, duke identifikuar një kultivar më të mirë për të kultivuar, prezantuar ato me teknologjinë e nevojshme që do t'u kursente kohë dhe para në të ardhmen dhe do t'u siguronte atyre që produkti i tyre do të shitej.

Të gjithat në një vend për kultivimin e lajthive

Grace Farms është një iniciativë e nxitur nga kërkesa për të organizuar fermerë, financuar, mbledhur dhe përpunuar të korrat e tyre, paketimin dhe shpërndarjen e lajthive me cilësi të lartë nga Kosova në BE.

Nga 20 hektarë të mbjella si një fermë model në Gracë, një fshat i vogël multietnik në Kosovë, ne do ti sigurojme fermerët me më shumë se 1000 hektarë në fshatrat e afërt që Lajthija është kulture e së ardhmes.

Për të siguruar prodhime me cilësi të lartë nga bashkëpunëtorët e saj, Grace Farms do të sigurojë inpute të cilësisë më të lartë të certifikuar, teknologji të përshtatshme, dhe asistencë teknike profesionale përmes ekipit tonë të ekspertëve të aftë përgjatë zinxhirit të vlerës. Grace Farms do të blejë lajthi me një çmim të drejtë tregu, duke garantuar një të ardhme të ndritur për të gjithë kultivuesit e lajthive në Kosovë.

Ne kërkojmë nga rrjeti i fermerëve 100% lajthi ekologjike. Kjo arrihet duke siguruar që i gjithë procesi të monitorohet nga ekipi ynë i ekspertëve, nga importet e fidanëve me cilësi të lartë dhe çertifikuar pa sëmundje me lajthi, duke siguruar menaxhimin e duhur të shëndetit të tokës, duke instaluar teknologjinë e nevojshme të ujitjes, kontaminimin dhe kontrollin e pesticideve, duke respektuar në standardet më të larta ndërkombëtare për mbledhjen, ruajtjen, përpunimin, paketimin, certifikimin dhe dërgimin e produkteve tona përfundimtare.

Grace Farms i ofron SHËRBIMET KYQE duke përdorur tre struktura të specializuara të brendshme: Grace Korporata, Grace Edukimi dhe Grace Financimi.

Shërbimet dhe Produktet

FURNIZIM INPUT - Grace Farms është një vend për të gjitha inputet e kërkuara për fermerët e rinj dhe me përvojë që dëshirojnë të zhvillojnë një plantacion të Lajthisë. Na jepni një shans për t’ju binde se kultivimi i lajthise është një vendim i zgjuar dhe fitimprurës.

EKSPERTIZA TEKNIKE - ne kemi një bazë të dhënash të ekspertëve që mund të gjejnë zgjidhje për çdo problem me të cilin fermerët tanë mund të përballen. Është objektivi ynë që ne të lidhim rrjetin tonë të ekspertëve me institucionet arsimore përkatëse, si dhe me agjencitë relevante publike, në mënyrë që njohuritë e tyre të shërbejnë si kontribut për edukatorët dhe politikëbërësit.

FIDANET - ne jemi një importues i drejtpërdrejtë dhe shites i fidaneve të lajthisë të kualitetit të lartë dhe të çertifikuar pa sëmundje. Furnizuesit tanë garantojnë dhe çertifikatat i kalohen secilit prej klientëve tanë. Kjo siguron që ne të përmbushim të gjitha kriteret e domosdoshme shtetërore dhe donatore për kulturat e cilësisë.

MENAXHIMI I TOKËS - përdorimi i plehrave organike dhe pesticideve me cilësi të lartë për të parandaluar sëmundjet kulture dhe për të siguruar rendiment më të lartë. Në fund të fundit, suksesi i fermerëve përkthehet në më shumë biznese për Grace Farms.

TEKNOLOGJIA E UJITJES PIKE PIKE - inxhinierët tanë do të sigurojnë që sistemi i ujitjes me piketë më të mirë do të instalohet në secilën fermë, për të siguruar ujë të mjaftueshëm dhe lëndë ushqyese të dërgohen në çdo fidane me lajthi. Ky sistem përbëhet nga: puset e ujit, pompat e ujit, objektet e duhura për mbledhjen e ujit, dozatorët e lëndëve ushqyese, valvolat automatike dhe panelet diellore me bateritë për ruajtjen e energjisë elektrike. Qëllimi ynë është që të arrijmë 12 kg lajthi për fidan deri në moshën 5 vjeçare.

RRETHOJA - ne kemi bashkëpunëtor dhe teknologjinë e nevojshme për të rrethekuar cdo plantacion. Mbrojtja është e nevojshme për të kufizuar aksesin e kafshëve të egra që mund të dëmtojnë pemët e lajthise. Për më tepër, kamerat tona të sigurta të gardheve mund të parandalojnë aktivitetin kriminal.

kendi informativ

Nezara Viridula
MORE INFO
Piezodorus lituratus
MORE INFO
Heteropotera
MORE INFO
Coreus Marginatus
MORE INFO
Phyllactinia guttata
MORE INFO

Email

info@grace-farms.com

Fshati Grace
Vushtrri, Kosovo

Notes